Kendall Jenner thyen heshtjen për thashethemet mbi seksualitetin e saj
Kendall L Jenner, e cila e ka mbajtur kryesisht jetën e saj private larg syrit të publikut, vendosi t’u drejtohet spekulimeve të gjata rreth seksualitetit të saj në episodin e ri të reality show “Keeping Up with the Kardashians”.
Në episodin e transmetuar të enjten, ajo foli për thashethemet që kanë rrethuar miqësinë e saj të ngushtë me modelen Cara Delevingne për vite me radhë.
Jenner shpjegoi se sa shumë kishte rëndësi Delevingne për të në fillim të karrierës së saj dhe si është marrëdhënia e tyre sot. “Ne kemi qenë shoqe për një kohë të gjatë, rreth 11 ose 12 vjet. Ajo ishte një mbështetje e madhe për mua në fillim dhe për shkak të saj u ndjeva e sigurt dhe e pranuar në botën e modelingut”, tha Jenner, 30 vjeç.
Miqësia e tyre ka qenë objekt spekulimesh për vite me radhë, pasi ata janë parë shpesh bashkë. Jenner tani ka vendosur t’u japë një përgjigje të qartë thashethemeve.
“Duhet ta sqarojmë këtë. Njerëzit mendojnë se jam lezbike vetëm sepse e duam shumë njëra-tjetrën”, tha ajo, duke shtuar: “Unë nuk jam lezbike”. Jenner theksoi se nuk tërhiqet nga gratë, por gjithashtu bëri shaka për mundësinë e një lidhjeje me Delevingne.
“Kishte thashetheme se unë dhe ajo ishim në një lidhje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk do të ishte gabim për mua të dilja me Carën, por ne gjithmonë kemi qenë thjesht shoqe të ngushta”, vazhdoi ajo. “E dua Carën. Ajo është si një motër për mua dhe asgjë nuk ka ndodhur kurrë mes nesh. Përveç kësaj, mendoj se do të ishte argëtuese dhe interesante të ishe lezbike.
A post shared by Kendall (@kendalljenner)




