Auditorja e Përgjithshme takoi përfaqësuesit e projektit të BE-së për mbështetjen e reformave në menaxhimin e financave publike

14 korrik 2026 | 14:03

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovë, Vlora Spanca, të martën priti në takim Neven Šprlje, ekspert i angazhuar në kuadër të projektit “Asistenca Teknike për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë”, si dhe Boris Petkov, udhëheqës i ekipit të projektit.

Takimi u zhvillua në kuadër të misionit të ekspertit, i cili ka për qëllim të mbështesë forcimin e sistemit të kontrollit dhe auditimit të brendshëm, me fokus në rolin dhe funksionimin e Komiteteve të Auditimit.

Gjatë takimit u diskutua për praktikat e mira ndërkombëtare dhe kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në avancimin e qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe reformave në Menaxhimin e Financave Publike.

Pjesë e takimit nga ZKA-ja ishin edhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit, Arben Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat e Kosovës pritet të dëmtohen financiarisht me mbi 150…