Jako Mici dhe Nora mahnitin publikun me interpretimin në filmin “Përballja”

14 korrik 2026 | 22:28

Jako Mici dhe vajza e tij, Nora, po shkëlqejnë me interpretimin e tyre në filmin “Përballja”, një projekt i realizuar nga Produksioni Bora, me producent Enis Muratin nga Shkupi.

Jako dhe Nora, të cilët jetojnë në Belgjikë, kanë vendosur ta sfidojnë veten në botën e aktrimit. Me paraqitjen e tyre në filmin “Përballja”, ata kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme te publiku, duke krijuar përshtypjen sikur kanë vite të tëra përvojë në skenën e aktrimit.

Vlen të theksohet veçanërisht talenti i jashtëzakonshëm i Norës. Edhe pse është rritur në Perëndim, ajo e do me gjithë zemër Kosovën dhe trojet shqiptare, gjë që reflektohet edhe në përkushtimin e saj artistik.

Ne i urojmë Jakos, Norës, si dhe të gjithë ekipit të Produksionit Bora, suksese të pafundme në rrugëtimin e tyre artistik dhe realizimin e shumë projekteve të tjera të suksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Syl Gosturani, mësues në Gosturan të Tropojës. Ka mbaruar…