Në Deçan të shtunën promovohet libri “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”
15 tetor 2026
| 12:44
Të shtunën, më 17 tetor, në ora 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan, do të mbahet promovimi i librit “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”, me autore Emine Boriçin.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në “Facebook”, ku ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.
Libri trajton vlerat letrare, historike dhe kombëtare të Deçanit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë poezisë së Shkëlzen Ukëhaxhajt dhe trashëgimisë kulturore.
Promovimi synon të mbledhë dashamirës të letërsisë dhe kulturës për të ndarë së bashku vlerat letrare, historike dhe të identitetit kombëtar.



