Përparim Rama: Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim çështjen e pronës komunale në “Bregun e Diellit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata Supreme ka aprovuar revizionin e Komunës së Prishtinës, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për pronën komunale në lagjen “Bregu i Diellit” dhe duke e kthyer çështjen në rigjykim.
Rama ka vlerësuar se ky vendim mbështet qëndrimin e Komunës për mbrojtjen e pronës publike, duke theksuar se prona në fjalë i përket Komunës së Prishtinës.
Postimi i plotë:
Shpifën, bënë emisione, incizuan fshehurazi zyrtarë e drejtorë të Komunës, tentuan me çdo kusht të krijohej një opinion publik krejtësisht të ndryshëm nga e vërteta!
Por, faktet nuk ndryshojnë nga propaganda!
Gjykata Supreme ka aprovuar revizionin e Komunës së Prishtinës, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për pronën komunale në “Bregun e Diellit” dhe duke e kthyer çështjen në rigjykim.
Ky vendim konfirmon se qëndrimi ynë për mbrojtjen e pronës publike kishte bazë juridike.
Prona e Komunës ishte dhe mbetet e Komunës!



