Shqiptar Gubetini falënderon Ramiz Lladrovcin për mirënjohjen post mortem për babanë e tij, Nuredin Gubetinin

14 korrik 2026 | 14:25

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shqiptar Gubetini, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për ndarjen e mirënjohjes post mortem për babanë e tij, Nuredin Zeqir Gubetinin.

Përmes një falënderimi publik, Gubetini tha se këtë vlerësim e ka pranuar me krenari dhe nder të madh, duke theksuar se ai përfaqëson jo vetëm një mirënjohje për familjen, por edhe një dëshmi se kontributi i babait të tij për çështjen kombëtare, arsimin dhe kulturën shqiptare vazhdon të respektohet dhe të vlerësohet.

“Për ne si familje, kjo nuk është vetëm një mirënjohje. Është një dëshmi se sakrifica, atdhedashuria dhe përkushtimi i tij ndaj kombit, arsimit dhe kulturës shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e popullit dhe të vlerësohen me respekt”, ka shkruar ai.

Shqiptar Gubetini ka kujtuar se babai i tij besonte se dashuria për atdheun nuk shprehet vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me vepra, duke shtuar se kontributi i Nuredin Zeqir Gubetinit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të kombit. Në fund të mesazhit të tij, ai ka falënderuar kryetarin Ramiz Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për vlerësimin e dhënë.

“Falënderoj mikun tim, Kryetarin Ramiz Lladrovci, dhe Komunën e Drenasit për këtë vlerësim të lartë dhe për nderimin që i bënë figurës së babait tim. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federatën e Futbollit të Kosovës e ka vizituar të martën…