Haxhiu priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, kërkon rol më të madh të Kosovës në forumet ndërkombëtare

15 korrik 2026 | 13:39

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.

Haxhiu ka vlerësuar kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të përshtatet me realitetin dhe sfidat me të cilat përballet vendi sot.

Sipas saj, gjatë takimit është theksuar rëndësia e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku diskutohen çështjet që lidhen me vendin, si dhe nevoja për raportim të saktë mbi situatën e sigurisë.

Po ashtu, Haxhiu ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe rritjen e qëndrueshmërisë demokratike.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe ndaj vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në”, ka theksuar Haxhiu pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…