Pishina Publike “PALMA” në Bresalc: Krenarë që ishim pjesë e aktiviteteve të ushtarëve të FSK-së
Pishina Publike “PALMA” në Bresalc ka shprehur mirënjohjen për besimin që i është dhënë nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ka qenë nder i veçantë që ky kompleks rekreativ ka shërbyer si një nga vendet e preferuara për zhvillimin e aktiviteteve të ushtarëve. Përmes një njoftimi, stafi i “PALMA”-s është shprehur krenar që ka qenë pjesë e këtij angazhimi dhe e kontributit në mbështetje të FSK-së. “Edhe këso momentesh i konsiderojmë përgjegjësi, motivim dhe krenari për familjen tonë”, thuhet në reagim.
Në mesazhin e tyre, ata kanë nderuar gjithashtu të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke shprehur respekt për çdo ushtar që sot shërben në mbrojtje të Republikës së Kosovës. “Gjithmonë pranë ushtrisë sonë – FSK”, përfundon njoftimi i stafit të Pishinës Publike “PALMA” në Bresalc.



