Kryetari Rama viziton Termokosin pas fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027

16 tetor 2026 | 14:25

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot ka vizituar Ndërmarrjen Publike “Termokos”, pas fillimit të furnizimit me ngrohje për sezonin 2026/2027.

Gjatë vizitës, Kryetari Rama u prit nga kryeshefi i ri ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, dhe u informua nga afër për procesin e furnizimit me ngrohje, funksionimin e sistemit dhe masat e ndërmarra për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët.

Furnizimi me ngrohje ka filluar me kapacitete të kufizuara, të cilat po rriten gradualisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të sistemit.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Goditja më e rëndë pritet të vijë nga UEFA për…