Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

16 tetor 2026 | 14:24

Goditja më e rëndë pritet të vijë nga UEFA për Manchester Cityn.

Klubi i Premier Ligës u shpall fajtor për thyerjen e 115 rregullave financiare në Angli.

Nga raportimet e fundit përmenden edhe dënimi nga UEFA-ja që mund të sjellë përjashtim nga 7 deri në 10 vite, pikërisht në të gjitha garat evropiane. Kjo do të ishte edhe goditja më e rëndë për klubin anglez.

City e ka apeluar vendimin duke pretenduar se në pafajësi. Në Premier Ligë po mendohet po ashtu çdo skenar. E rëndë do të jetë nëse City përjashtohet, bie nga kategoria apo i hiqen trofetë.

Periudha 2009-2018 po i rëndon shumë Cityt. Të paktën në 10 vitet e fundit bëhet fjalë për klubin më të suksesshëm në Angli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në nderim të heroit Idriz Rrecaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore,…