Abdixhikut i “lëkundët” karrigia

16 korrik 2026 | 08:56

Pas disa ditësh mbledhjeje, nënshkrimet e një numri të delegatëve të LDK-së u dorëzuan tek sekretariatit i partisë, mesditën e sotme.

Ato i dorëzuan Armend Zemaj e Florian Dushi të cilët konfirmuan se kërkesa është njëjtë, shkarkimi i kryeartit të partisë Lumir Abdixhiku.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve në LDK u mblodhën disa nga anëtarët e kryesisë.

Duke konfirmuar pranimin e nënshkrimeve, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha të njëjtat do të verifikohen duke shtuar se LDK di ta vetëmenaxhojë këtë proces politik.

Nënshkrimet e mbi 150 delegatëve për shkarkimin e Abdixhikut, erdhën pas shprehjes së pakënaqësive të shumta për rezultatin zgjedhor të LDK-së, nën udhëheqjen e tij.
Në mesin e të pakënaqurve është edhe Avdullah Hoti, i cili tha sot se askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, tha Hoti.

Kuvendi i LDK-së përbëhet nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve, ndërsa kryetari aktual është delegat me automatizëm. Sipas statutit të LDK-së, nga momenti i dorëzimit të kërkesës me nënshkrimet e të paktën një të tretës së delegatëve të LDK-së, Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të mblidhet brenda 60 ditëve.
Politlogu, Argjend Zejnaj vlerëson se gjasat për shkarkimin e Abdixhikut në kwtw Kuvendi janë reale.

Abdixhiku është përballur me një votëbesim edhe më 31 janar të këtij viti, pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, ku LDK-ja kishte marrë 13.24% të votave.

Ai i ka mbijetuar votëbesimit, por pakënaqësitë në parti janë shfaqur edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit në të cilat LDK-ja garoi me Vjosa Osmanin në krye të listës zgjedhore duke marrë vetëm 16.69% të votave./RTV21/21Media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate të…