Kryeprokurori Zejnulla Gashi mban takimin e parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

16 korrik 2026 | 16:07

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka mbajtur sot takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit, Kryeprokurori Gashi falënderoi prokurorët për angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kryeprokurori Gashi pohoi se puna e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, integriteti, efikasiteti dhe llogaridhënia, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihen rezultatet e pritura në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Lajçi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij,…