Universiteti i Prishtinës organizon edicionin e dytë të Forumit “Bashkë në shkencë”
16 korrik 2026
| 08:17
Universiteti i Prishtinës do të mbajë sot edicionin e dytë të Forumit “Bashkë në shkencë”.
Forumi do të shërbejë si platformë diskutimi dhe shkëmbimi të ideve për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e partneriteteve të reja akademike.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë studiues nga diaspora, profesorë dhe staf akademik i Universitetit të Prishtinës, të cilët do të diskutojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të shkencës.
Forumi do të mbahet në sallën e vogël të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 10:00.



