Bie Facebook-u, mijëra përdorues në mbarë botën raportojnë probleme

19 korrik 2026 | 11:10

Facebook ka pësuar sot një ndërprerje të papritur të shërbimit, duke shkaktuar probleme për përdoruesit në vende të ndryshme të botës.

Sipas platformës “Downdetector”, e cila monitoron funksionimin e shërbimeve online, raportimet për probleme me Facebook-un nisën të rriteshin ndjeshëm rreth orës 10:39, sipas kohës lindore të Shteteve të Bashkuara.

Brenda një kohe të shkurtër, numri i raportimeve arriti në 3 mijë e 555, nga vetëm pesë raste të regjistruara pak çaste më herët.

Përdoruesit raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve kryesore të platformës. Disa prej tyre nuk mundën të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme u shfaqën edhe në dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it.

Versioni i Facebook-ut për kompjuter raportohet se ishte i padisponueshëm, ndërsa deri më tani kompania Meta nuk ka dhënë sqarime për shkakun e ndërprerjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti hungarez Tamás Sulyok ka rënë dakord të japë dorëheqjen,…