Ramush Haradinaj kujton dorëheqjen e para 7 viteve: Qëndrimi im mbetet i pandryshuar

19 korrik 2026 | 13:12

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, të cilën e dha para shtatë vitesh pas ftesës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se atëherë kishte vendosur të paraqitej në Hagë jo si kryetar i Qeverisë, por si qytetar, duke dhënë dorëheqje nga posti që mbante.

Ai rikujtoi se në atë kohë kishte deklaruar se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se idetë për ndarje apo krijimin e një “Dodik Republike” në Kosovë ishin të papranueshme.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kavajës ka arrestuar administratorin dhe katër punonjës të…