MPJD: Stabilizohet qarkullimi në pikën kufitare Bajakovo mes Kroacisë dhe Serbisë

20 korrik 2026 | 10:07

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se qarkullimi në pikën kufitare Bajakovo, mes Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar dhe pritjet e gjata kanë përfunduar.

Sipas MPJD-së, vonesat u shkaktuan nga zbatimi i Sistemit EES. Ambasada e Kosovës në Kroaci ishte në kontakt me autoritetet kufitare, ndërsa ambasadori Martin Berishaj vizitoi bashkatdhetarët në pritje.

Ministria tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm…