Marshi i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova

08 shtator 2026 | 16:14

Më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të organizohet marshi për çlirimtarët.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë bërë të ditura detajet lidhur me organizimin e transportit për qytetarët nga e gjithë Kosova.

Sipas tyre, në çdo komunë do të ketë linja të transportit, ndërsa koha dhe vendi do të bëhen të ditura me kohë.

Ndërkohë, Tasholli ka deklaruar se marshi i 12 shtatorit do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova.

“Do të jetë marshi më i madh që ka parë ndonjëherë Kosova. Prandaj ftesa jonë është për të gjithë ju”, ka deklaruar ai në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një datë, katër emra dhe një verdikt që po pritet…