Ish-kandidatja për deputete, Kaltrinë Lohaj: Emri i Rexhep Bislimit mbetet i gdhendur në historinë e Kosovës
Ish-kandidatja për deputete, Kaltrinë Lohaj, ka përkujtuar dëshmorin Rexhep Bislimi në 28-vjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar atë një nga bijtë më të guximshëm të Kosovës që sakrifikoi jetën për lirinë e atdheut.
Në një postim në rrjetet sociale, Lohaj thekson se para rënies së tij, Rexhep Bislimi ishte mbajtur peng dhe ishte torturuar me qëllim që të zbulonte informacione për armatimin dhe përgatitjet ushtarake, por ai, sipas saj, qëndroi i palëkundur dhe nuk tradhtoi idealin, shokët e betimin për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Sot përkujtojmë me nderim Rexhep Bislimin, një nga bijtë më të guximshëm të Kosovës, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e atdheut.
Para rënies së tij, u mbajt peng nën tortura e maltretime, me qëllim që të zbulonte informacione për armatimin dhe përgatitjet ushtarake. Megjithatë, ai qëndroi i palëkundur, duke mos tradhtuar idealin, shokët dhe betimin e tij për lirinë e Kosovës.
Sot, 28 vjet pas rënies së tij, kujtojmë me respekt të thellë guximin, qëndresën dhe sakrificën e tij. Emri i Rexhep Bislimit mbetet i gdhendur përgjithmonë në historinë e Kosovës dhe në kujtesën e çdo shqiptari.
Lavdi e përjetshme Rexhep Bislimit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! 🇽🇰🕊️



