Nushi: Nepotizmi i VV-së i frikshëm
21 korrik 2026
| 19:57
Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate ishte mysafiri i radhës në emisionin DPT te Fidani.
Me të u diskutuan shumë tema aktuale me rëndësi, e në mesin e tyre edhe nepotizmin që po e ben VV-ja.
Ai foli në veçanti edhe për punësimin e gruas së Hysen Durmishit, si këshilltare e ministrit të Shëndetësisë.
Nushi tha se nepotizmi i zhvilluar nga partia në pushtet është i frikshëm.
“Përpara kur kanë bërë kështu kanë thënë: “Çka ka lidhje, është djalë dëshmori”, “Për qeta kemi luftuar”….. more këta as s’kanë luftuar as kurrgjë s’kanë bërë edhe janë duke grabitë pozita, janë duke u sjellur “Si n’bahçe t’babës” edhe qytetarëve ka filluar me ju duk sikur normale”, deklaroi Nushi.



