Ramadani: Thirreni Kuvendin, Kosova s’ka kohë të qëndrojë pa institucione

21 korrik 2026 | 11:47

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, në një status në “Facebook”, ka bërë thirrje që të fillojë formimi i institucioneve, sepse ato duhet të funksionojnë pavarësisht matematikave partiake.

Ramadani është shprehur se Kosova nuk ka kohë të qëndrojë pa institucione, edhe pse, sipas tij, pushtetarët kanë luks për çdo gjë.

“Thirreni Kuvendin! Kjo që po bëni është edhe e dëmshme, edhe e pakuptimtë. Populli ka votuar me dinjitet, por ju e keni kapur peng situatën. Institucionet duhet të funksionojnë pavarësisht matematikave tuaja të partisë. Kosova s’ka kohë të qëndrojë pa institucione anipse ju pushtetarët keni luks për çdo gjë!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pak më herët…