Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë – një i vdekur
22 korrik 2026
| 18:58
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në Sauk të Tiranës. Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, shkruan A2.
Deri tani sipas raportimit është konfirmuar një viktimë, shoferi i betonieres. Sipas raportimit, shoferi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë edhe drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja.



