Çitaku: Amerikanët ishin pranë Kosovës në ditën e fitores historike në GjND, në shtator festojmë sërish

22 korrik 2026 | 15:37

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar përvjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në një postim në “Facebook”, Çitaku ka rikujtuar se në ditën e shpalljes së vendimit ndodhej në Uashington D.C., në një vizitë zyrtare së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi. Sipas saj, ftesa nga autoritetet amerikane për atë ditë ishte një shenjë e qartë e mbështetjes dhe partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.

Ajo ka përmendur takimet me zyrtarët më të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin Joe Biden dhe sekretaren e atëhershme të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe ka vlerësuar kontributin e ekipit ligjor amerikan që mbështeti Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Çitaku ka theksuar se vendimi i GJND-së dëshmoi se Kosova kishte vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një fitore të përbashkët të Kosovës, aleatëve të saj dhe të së drejtës.

Në përfundim, deputetja e zgjedhur e PDK-së është shprehur optimiste edhe për zhvillimet e ardhshme, duke thënë se pret që në shtator të shënohet, sipas saj, “fitorja përfundimtare e së vërtetës, drejtësisë dhe e luftës sonë çlirimtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori…