Hoxhaj: 16 vite pas Opinionit të GjND-së, Kosova e izoluar

22 korrik 2026 | 21:20

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se 16 vite pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se marrëdhëniet me aleatët janë dëmtuar, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është bllokuar dhe dialogu me Serbinë është shndërruar në një process të menaxhimit të krizave.

“Kjo trashëgimi është zbehur pas gjashtëmbëdhjetë vitesh. Kosova është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës. Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë janë dëmtuar, rruga drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare ka mbetur e bllokuar, ndërsa dialogu me Serbinë është shndërruar nga një proces për normalizim në një proces të përhershëm të menaxhimit të krizave. Vendimi i GJND-së nuk ishte fundi i rrugëtimit tonë. Ai ishte themeli mbi të cilin duhej të ndërtohej etapa përfundimtare e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Ky përvjetor duhet të na kujtojë se fitoret diplomatike nuk ruhen vetvetiu. Ato kërkojnë punë, vizion dhe partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Vetëm kështu Kosova mund ta rikthejë momentumin e humbur, të fitojë njohje të reja dhe ta përmbyllë me sukses konsolidimin e saj ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e ka…