Njoftim per Debat Publik nga “FIDANI BETON”

22 korrik 2026 | 13:42

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “FIDANI BETON” SH.P.K, Baballoq, Deçan, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Kompaninë “FIDANI BETON” SH.P.K, Baballoq, Deçan, për impiantin e riciklimit te mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolimi, ne Zonën Kadastrale Baballoq, Deçan.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 10.09.2026 në ora 10:00 në objektin e Shkollës fillore të mesme e ulet “Dëshmorët e Baballoqit”, do të organizohet debat publik nga “FIDANI BETON” SH.P.K, Baballoq, Deçan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “FIDANI BETON” SH.P.K, Baballoq, Deçan, për pëlqim për impiantin e riciklimit te mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolimi, ne Zonën Kadastrale Baballoq, Deçan.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…