“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

23 korrik 2026 | 21:49

Një ngjarje tragjike ka tronditur Guinenë, ku një 17-vjeçar me sëmundjen e anemisë drapërocitare (sickle cell disease) humbi jetën vetëm pak ditë pasi u arrestua nën dyshimet për kopjim gjatë provimit të maturës.

Babai i tij fajëson autoritetet, duke pretenduar se djali nuk mori kujdesin e duhur mjekësor gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, shkruan BBC.

Mamadou Djouma Bah, nxënës i profilit të shkencave shoqërore, u arrestua më 15 korrik së bashku me disa maturantë të tjerë, pasi dyshohej se kishte përdorur telefonin celular gjatë provimit kombëtar të maturës në Guine.

Dy ditë më vonë, ai u shpall fajtor për mashtrim në provim dhe u dënua me gjashtë muaj burg, pesë prej të cilëve u pezulluan.

Babai i tij, Mamadou Saliou Bah, në një prononcim për BBC, deklaroi se djali i tij nuk mori trajtimin e nevojshëm gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe kërkoi një hetim të pavarur për rastin.

“Kur e vizitova në spital, ai më tha se nuk mund të merrte frymë. U mbështet tek unë dhe më tha: ‘Babi, po vdes’. Këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij,” rrëfeu ai.

Sipas autoriteteve, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gjatë qëndrimit në burg dhe ai u dërgua në spitalin rajonal, ku mori trajtim mjekësor. Prokuroria bëri të ditur se i riu ndërroi jetë më vonë, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekëve.

Pas vdekjes së 17-vjeçarit, organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar një hetim të pavarur për rrethanat e ngjarjes, si edhe rishikimin e ndjekjes penale ndaj nxënësve të tjerë të arrestuar.

Ndërkohë, studentë dhe qytetarë dolën në protestë, duke kërkuar lirimin e maturantëve të ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka tërhequr vëmendjen gjatë përballjes së parë (face-off)…