Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të martën në mëngjes se negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kishin, siç është shprehur ai, ide të mira për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai gjithashtu ka sugjeruar se takimi i radhës trepalësh mund të mbahet në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër ose në ndonjë vend tjetër.
Një takim tjetër mund të zhvillohet që këtë muaj, ka bërë të ditur Zelensky.
“Nëse të gjitha palët bien dakord, ne duam ta mbajmë atë edhe në vjeshtë. Nëse shtatori është i përshtatshëm, atëherë do të ishte shkëlqyeshëm. Sa më herët, aq më mirë”, ka thënë ai, të raporton AFP-ja.
Witkoff dhe Kushner kanë qëndruar të shtunën në Moskë, ku janë takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim që ka zgjatur rreth tri orë.
Ndërkaq, të dielën, ata kanë shkuar në Kiev, ku janë pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë kanë ngecur që kur kanë nisur sulmet ShBA-Izrael ndaj Iranit, më 28 shkurt.



