Merz: BE-ja duhet të zgjerohet për të rritur ndikimin në botë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ta ndjekin Malin e Zi
22 tetor 2026
| 21:13
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, duke theksuar se Ballkani Perëndimor dhe Evropa po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Merz ka vlerësuar se Mali i Zi është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa ka shtuar se edhe vendet e tjera të rajonit duhet dhe do ta ndjekin këtë rrugë.
Postimi i plotë në rrjetin “X”:
BE-ja duhet të zgjerohet nëse dëshiron të afirmojë sovranitetin e saj dhe të perceptohet si një fuqi globale. Ballkani Perëndimor dhe Evropa po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.
Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’iu bashkuar BE-së; të tjerët duhet ta ndjekin dhe do ta ndjekin këtë shembull.



