Basha publikon pamje nga punimet në rrugën Prizren – Tetovë

23 korrik 2026 | 08:17

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën Prizren–Tetovë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për lidhjen ndërkufitare.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në Malet e Sharrit.

“Mirëmëngjesi nga Malet e Sharrit, ku po punohet në rrugën Prizren–Tetovë”, ka shkruar ai.

Sipas Bashës, projekti do të krijojë infrastrukturë të re dhe do të sjellë përfitime për qytetarët në të dyja anët e kufirit.

“Qeveria Kurti me këtë projekt do t’krijon rrugë të reja, lidhje të reja, si dhe mundësi të reja për qytetarët në të dyja anët e kufirit”, ka deklaruar ministri në detyrë i Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme te…