Ekrem Kastrati fton tifozët për mbështetje ndaj FC Malishevës para duelit me Hibernianin

23 korrik 2026 | 11:20

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u ka bërë thirrje qytetarëve, tifozëve dhe të gjithë dashamirëve të futbollit në Kosovë që të mbështesin FC Malishevën në ndeshjen e rëndësishme ndaj Hibernian FC, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League.

Përmes një postimi, Kastrati ka ftuar sa më shumë tifozë që të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sfida zhvillohet sot, me fillim nga ora 16:30.

“FC Malisheva sot përballet me klubin e njohur Hibernian FC nga Skocia, në ndeshjen e play-off-it të UEFA Conference League. Pas rrugëtimit historik deri këtu, sot kemi një tjetër mundësi për të treguar forcën, karakterin dhe krenarinë e Malishevës në arenën evropiane”, ka shkruar Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Malishevës, tifozëve të klubit dhe të gjithë futbolldashësve nga Kosova që ta mbushin stadiumin dhe të jenë përkrah ekipit në këtë përballje të rëndësishme.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Malishevës, tifozët tanë dhe dashamirët e futbollit nga mbarë Kosova që të jenë pranë ekipit tonë në këtë sfidë të madhe evropiane”, ka theksuar kryetari i Malishevës.

FC Malisheva synon të vazhdojë ëndrrën evropiane me një rezultat pozitiv ndaj skuadrës skoceze, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit Dukagjini rikthehet në garat evropiane, ku të…