Mimoza Kusari- Lila: S’kemi vota për presidentin, kjo mund ta çojë vendin në zgjedhje!

24 korrik 2026 | 21:31

Mimoza Kusari -Lila, e cila me partinë e saj “Alternativa” është pjesë e koalicionit me LVV-në që fituan zgjedhjet e fundit, në EURO n’T7 ka thënë se shkuarja eventuale në zgjedhje prapë gjatë vitit 2026 nuk mund të prodhojë rezultat ndryshe nga ai që kishim në zgjedhjet e fundit.

Ajo ka deklaruar se çështja e presidentit mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje.

“Ne i kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë dhe Kuvendin, por nuk i kemi votat për zgjedhjen e presidentit. Për me zgjedh presidentin nevojiten 80 vota të paktën dhe të jenë në tri raundet e votimit prezent në sallë dhe të jenë 80 vota në kuti. Kjo është pika ose momenti që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje ose edhe mund ta shpëtojë vendin edhe nga një palë zgjedhje gjatë vitit 2026. Nuk e kemi interesin aspak për zgjedhje të reja, sepse po e shohim që cikël pas cikli zgjedhor nuk po prodhohet diçka e re, po lëvizin dy-tre deputetë në numra të përgjithshëm. P.sh. PDK-ja nuk ka ndryshuar fare në numrin e deputetëve, ne kemi humbur 5 deputetë, por nuk ka pasur diçka që të ndërrojë dramatikisht situatën në vend. LDK-ja i fitoi 3 deputetë, nuk ka ndryshim dramatik, ata prapë mbeten në vendin e tretë, aty ku ishin edhe para këtij procesi zgjedhor”, ka thënë Kusari Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esat Shala, i njohur për aktivitetin e tij rreth dokumentimit…