OIK mirëpret mbështetjen për mjekët dhe kërkon vlerësim të gjithë stafit shëndetësor

24 korrik 2026 | 14:32

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë e mirëpret vazhdimin e mbështetjes financiare për mjekët e sektorit publik dhe e vlerëson çdo masë që synon përmirësimin e pozitës së profesionistëve shëndetësorë.

Megjithatë, Oda rikujton se ka kërkuar edhe më herët që në kuadër të vendimmarrjes institucionale të shqyrtohet përfshirja edhe e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

“Ndonëse Oda nuk është organizatë sindikale dhe nuk negocion për të drejtat financiare të punonjësve, ajo ka obligim ligjor dhe profesional të përfaqësojë interesat e anëtarëve të saj dhe të promovojë trajtim të barabartë për të gjitha profesionet shëndetësore”.

“Oda mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse dhe me të gjithë akterët relevantë në funksion të gjetjes së zgjidhjeve që mbështesin dhe motivojnë të gjithë profesionistët shëndetësorë”, është thënë në komunikatën për media të kësaj ode.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe…