Driton Selmanaj: Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kanë sjellë dhe kultivuar modelin e “Lule Gjelit” në Kosovë

25 korrik 2026 | 22:28

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar rreth temës së profileve të rrejshme, debat i nxitur nga profili “Lule Gjeli”. Selmanaj ka thënë një model të tillë në Kosovë e ka instaluar dhe mirëmbajtur Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

“Fatkeqësisht, këtë model në Kosovë e sollën dhe e kultivuan me kujdes Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke e instaluar gjuhën e urrejtjes, shpifjen, linçimin publik dhe lajmet e rreme si instrumente të veprimit politik”, ka shkruar ai.

Ai ka rikujtuar se si në vitin 2021 kishte qenë cak i sulmeve të tilla në rrjete sociale. 

Reagimi i plotë: 

Modeli i luftës hibride, i përfaqësuar nga “Lule Gjelat”, “Lule Laknat” dhe qindra e mijëra profile të tjera të ngjashme, nuk janë shpikje kosovare. Ky është një model i importuar nga regjime me mendësi pansllaviste, ku propaganda, linçimi dhe dezinformimi zëvendësojnë debatin demokratik, ndërsa kundërshtari politik trajtohet si armik për t’u eliminuar, jo si rival për t’u sfiduar me argumente.

Fatkeqësisht, këtë model në Kosovë e sollën dhe e kultivuan me kujdes Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke e instaluar gjuhën e urrejtjes, shpifjen, linçimin publik dhe lajmet e rreme si instrumente të veprimit politik.

Për këtë kam folur publikisht edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2020 dhe 2021. Në atë kohë, unë dhe familja ime ishim objekt i një fushate të përditshme sulmesh, shpifjesh, lajmesh të rreme dhe fyerjesh të organizuara. 

Atëherë shumëkush heshti. Sot, pasojat e asaj kulture politike janë të dukshme për të gjithë.

A mund të çrrënjoset ky model? 

Po, por jo lehtë. 

Kur propaganda shndërrohet në metodë politike dhe linçimi në mjet pushteti, dëmi që i shkaktohet shoqërisë është me pasoja tragjike.

Druaj se çrrënjosja e këtij rrjeti të metastazuar do të kërkojë vite. Megjithatë, një gjë është e sigurt: sa më gjatë të tolerohet ky model i gërditshëm, aq më i madh do të jetë dëmi për shoqërinë dhe Republikën e Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Spanjës, Marc Cucurella, ka zbuluar historinë prekëse që…