Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

25 korrik 2026 | 12:24

Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë shtetasi kosovar A.G., i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar. Ai ishte duke iu shmangur drejtësisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 25.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.”   

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë pas humbjes tragjike të 24-vjeçares Rea Raka, nëna e…