Prokuroria ngre 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
10 shtator 2026
| 11:44
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 36 aktakuza ndaj 37 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Sipas raportit 24-orësh, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe tetë persona, të dyshuar për vepra penale.
Po ashtu, janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar.
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se në raport janë përfshirë rastet e trajtuara gjatë 24 orëve të fundit.



