Elmi Reçica me bashkëveprimtarë në vendlindjen e Demë Ahmetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Elmi Reçica, së bashku me ish-të burgosur politikë dhe bashkëveprimtarë nga Llapi, ka vizituar vendlindjen e patriotit Demë Ahmeti, në Reçicën e Llapit.
Reçica tha se Reçica e Llapit është një vend ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ku lindi Demë Ahmeti, një emër i skalitur në kujtesën e Llapit dhe të historisë sonë kombëtare.
“Në Reçicën e Llapit, në vendin ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vendlindjen e Demë Ahmetit, një emër i skalitur në kujtesën e Llapit dhe të historisë sonë kombëtare.
Familja e Demë Ahmetit është dëshmi e gjallë e qëndresës, burrërisë dhe sakrificës shqiptare. Ajo është shembull i ringjalljes së familjes dhe të kombit.
Për më shumë se dy shekuj, emri i kësaj familjeje është përcjellë brez pas brezi si simbol i një historie të dhimbshme, por njëkohësisht krenare, të një populli që nuk u përkul përballë padrejtësisë dhe dhunës”, ka shkruar Reçica në njoftimin e tij.
https://www.facebook.com/share/p/195vnwyTFi/?mibextid=wwXIfr



