Në solidaritet me Popullin Amerikan, në përkujtim të 11 Shtatorit 2001, Kosova dhuron gjak
Në kuadër të përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, unë, Ilir Mezelxhiu, në emër të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, së bashku me Kryetarin e OVL-UÇK-së në Ferizaj, z. Afrim Mehmeti, veteranët e luftës dhe anëtarët e shoqatës, në bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, organizuam një aksion humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut. Ky aktivitet u zhvillua në shenjë solidariteti, respekti dhe miqësie të përhershme me Popullin Amerikan, si dhe në nderim të kujtimit të të gjitha viktimave që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit. Përmes këtij gjesti humanitar, përcjellim një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: dhimbja na bashkon, solidariteti na forcon dhe miqësia ndërmjet popullit të Kosovës dhe popullit amerikan mbetet e përjetshme. Në kujtim të të gjithë të pafajshmëve që humbën jetën më 11 Shtator 2001.
Kosova dhe Amerika – miqësi, respekt dhe solidaritet përjetë.



