Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

26 korrik 2026 | 13:24

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e së shtunës në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas saj, hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga njësiti rajonal i trafikut.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 301 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë së njëjtës periudhë janë raportuar 90 aksidente trafiku, prej të cilave 66 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 24 të tjera me persona të lënduar.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka arrestuar 18 persona, ndërsa 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Ligës Premier, Arsenali ka dalë si një pretendentë…