Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
26 korrik 2026
| 09:30
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 66 aksidente trafiku me dëme materiale, 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, shkruan KlanKosova.tv.
Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, ndërsa 12 janë dërguar në mbajtje.




