Deputeti Agron Shehaj rrëmben dokumentin konfidencial të marrëveshjes me ShBA-në dhe largohet me vrap (video)
27 korrik 2026
| 12:57
Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA-ja për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje e marrëveshjes, të cilën mund ta lexojnë para se të mbahet seanca e radhës, sot në orën 15:00.
Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin një deklaratë konfidencialiteti, pasi bëhet fjalë për një dokument të klasifikuar, është vënë në dispozicion të të gjithë deputetëve.
Megjithatë, në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike, shihet se në ambientin ku deputetët duhej ta lexonin marrëveshjen, Agron Shehaj hyn, e merr kopjen e dokumentit dhe largohet me vrap.



