Përmbytjet shkaktojnë vështirësi në Rahovec, reshjet e dendura mbulojnë rrugët
27 korrik 2026
| 09:46
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës së Rahovecit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Sipas pamjeve të publikuara nga banorët në rrjetet sociale, uji ka mbuluar disa rrugë lokale, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.



