Reshjet e dendura të shiut aktivizojnë ekipet në Rahovec, po punohet për sanimin e dëmeve

27 korrik 2026 | 10:46

Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Rahovecin, veçanërisht zonën urbane, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara, kanë dalë menjëherë në terren për sanimin e pasojave.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet po punojnë në pastrimin e rrugëve, largimin e materialeve të sjella nga reshjet dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Autoritetet komunale kanë falënderuar ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë menaxhimit të situatës.

Në terren janë angazhuar edhe Policia e Kosovës, Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, në raste emergjente, të kontaktojnë ekipet përgjegjëse në numrat e dedikuar për asistencë:

– Ekipet Emergjente: 029 277 555
– Ekodrinia: 045 661 375
– Ekoregjioni: 044 417 823

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në detyrë, Glauk Konjufca është deklaruar lidhur me procesin…