Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për krime lufte

28 korrik 2026 | 13:03

Dy të arrestuarit në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte në vitin 1999, janë ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, M.J. dhe M.B., gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.

“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prokuroria Speciale njofton se hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim dhe se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të bëhen publike më shumë detaje”, ka njoftuar Prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke bërë një lëvizje në mënyrë që Leipzigut…