Tërmet i fortë në Japoni, raportohet për njerëz të bllokuar brenda një qendre tregtare

28 korrik 2026 | 13:15

Disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda një qendre tregtare pas një tërmeti të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë, njoftojnë zyrtarët, siç raporton BBC.

Sipas raportimit, ka pasur një shpërthim në qendrën tregtare “Aeon Mall” në Kumamoto, pas tërmetit me magnitudë 7.1, i cili ka shkaktuar lëndime te disa persona.

Tërmeti goditi zonën tokësore të ishullit Kyushu në orën 16:27, sipas kohës lokale, ndërsa më shumë se 150 mijë persona u udhëzuan të zhvendosen në qendra evakuimi. Një paralajmërim i shkurtër për cunami u lëshua, por u hoq brenda një ore.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, duke përjetuar rreth 1 mijë e 500 lëkundje sizmike në vit.

Agjencia Meteorologjike ka paralajmëruar për pasgoditje të fuqishme, për shkak të thellësisë së vogël të epiqendrës – vetëm 10 kilometra. Pamjet e transmetuara nga televizioni kombëtar NHK tashmë tregojnë rrugë dhe ura të çara, si dhe disa ndërtesa në flakë.

“Ne ende po vlerësojmë përmasat e dëmeve ndaj njerëzve dhe pronës, por jam informuar se tashmë ka pasur disa të lënduar”, ka deklaruar të martën kryeministrja Sanae Takaichi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Gjeli ka bërë  me dije se nuk ka lidhje…