Familja Gjeli distancohet nga ‘Lule Gjeli’: S’është nga familja jonë, distancohemi nga ato qëndrime

28 korrik 2026 | 13:07

Familja Gjeli ka bërë  me dije se nuk ka lidhje me profilin “Lule Gjeli” në “Facebook”.

Naim Gjeli, nga kjo familje, i cili është anëtar i Kuvendit Komunal në Drenas, për “T7”, në “Kosova Live”, ka thënë se ata distancohen nga qëndrimet e bëra nga ky profil në “Facebook”.

“Kemi pasur thirrje para shumë vitesh, sepse ky profil ka kohë që përdoret. Në familjen tonë nuk ka emër të tillë. Ne distancohemi nga ky profil jo i vërtetë, distancohemi nga qëndrimet e këtij profili”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ditëve të fundit, “Lule Gjeli” ka qenë në qendër të debateve, pasi i njëjti profil njihet për gjuhën e ashpër të përdorur ndaj figurave të ndryshme politike, të cilat kryesisht janë nga partitë e opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të arrestuarit në Zubin Potok, nën dyshimin për krime…