Shqipe Mehmeti Selimi falënderon qytetarët: UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër, nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë

12 shtator 2026 | 21:16

Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në “Marshin e Lirisë” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo tha se UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë, ndërsa shprehu shpresën për një vendim lirues më 16 shtator.

Postimi:

Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë.

Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj.

UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë.

Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.

Liri për çlirimtarët!

Rroftë UÇK-ja🇦🇱🇽🇰

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë…