Nëse të gëzon goditja ndaj UÇK-së, njësoj siç e gëzon Serbinë, ndalu. Diçka nuk është në rregull me ty

12 shtator 2026 | 09:35

Kimete Berisha

Ka diçka më të frikshme se urrejtja e armikut: gëzimi i përbashkët me të. Nëse goditja ndaj UÇK-së e gëzon Serbinë dhe të gëzon edhe ty, ndalu. Nuk je mirë.

Nuk mund të jetë e njëjta humbje fitore edhe për viktimën, edhe për xhelatin. Absurdi psikologjik fillon këtu: kur viktima e quan drejtësi atë që xhelati e feston si fitore. Pastaj s’duhet më propagandë. Armiku feston. Ti i bashkohesh. Dhe fitoren e tij e quan tënden.

Kur çlirimtari dhe pushtuesi përfundojnë në të njëjtën peshore morale, drejtësia është dënuar para se të fillojë gjykimi. Nëse ende po gëzohesh, ndalu. Nuk je mirë. Kur viktima dhe xhelati festojnë të njëjtën fitore, tragjedia nuk është festa e xhelatit. Është fitorja e fundit e xhelatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje…