Vjosa Osmani lëvdon bashkëpunimin e saj me Kurtin për emrin e Bekim Sejdiut, “arritëm të punojmë së bashku, në mënyrë të mirë“

12 shtator 2026 | 22:07

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se, pavarësisht dallimeve politike me kryeministrin Albin Kurti, së fundmi kanë bashkëpunuar për zgjedhjen e presidentit.

“Të dyja palët kanë punuar së bashku për të gjetur një president të përshtatshëm për këtë vend dhe ia dolëm”, tha Osmani në Euronews.

Ajo theksoi se dallimet me Kurtin mbeten, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ajo qëndron në opozitë.

Osmani paralajmëroi gjithashtu për pasoja të rënda nga pasiguria politike dhe institucionale, duke thënë se dëmi për Kosovën është “i jashtëzakonshëm” dhe mund të jetë “i pariparueshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident me një dron rus ka rikthyer në qendër…