Trumpi ndryshon qëndrim ndaj Zelenskyt: I impresionuar nga sukseset e Ukrainës në fushëbetejë

28 korrik 2026 | 14:58

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, duke shfaqur më shumë optimizëm për Ukrainën dhe duke u impresionuar nga sulmet e saj me rreze të gjatë ndaj objektivave në Rusi dhe industria e saj e zhvilluar e dronëve ushtarakë.

Sipas një raporti të The Wall Street Journal, ky përbën një ndryshim të madh nga qëndrimi i mëparshëm i Trumpit, i cili kishte deklaruar se Ukraina po e humbiste luftën. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë vlerësuar se Trumpit “i pëlqejnë fituesit” dhe se Zelensky po shihet gjithnjë e më shumë si i tillë në sytë e presidentit amerikan.

Trump është shprehur privatisht “shumë i impresionuar dhe entuziast” nga sulmet e Ukrainës ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike në thellësi të territorit rus, ka raportuar The Wall Street Journal.

Sipas raportit, Trump fillimisht kishte besuar se ushtria ruse do ta mposhtte Ukrainën, por presidenti amerikan tani e sheh homologun e tij rus, Vladimir Putin, “në një dritë më pak të favorshme”.

Trump i ka thënë Putinit se dëshiron që lufta të përfundojë, duke përmendur numrin e lartë të viktimave nga të dyja palët.

Ndërkohë, Trump ka nisur të admirojë edhe industrinë e dronëve të Ukrainës, veçanërisht aftësinë e saj për t’u mbrojtur nga sulmet me dronë të ngjashëm me ato me të cilat u përball ShBA-ja gjatë luftës me Iranin, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vendimit të…