UDHËHEQËSI I POPULLIT, I ATDHEUT DHE I KOMBIT, ALI AHMETI, NË VIZITË TE DREJTORESHA E PËRGJITHSHME E RTK-SË, ZNJ. ZANA SPAHIU
Me rastin e ardhjes në Kosovë për të marrë pjesë në marshimin madhështor në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të UÇK-së, Ali Ahmeti dha një intervistë ekskluzive për gazetarin e shquar Bashkim Vishaj dhe më pas u prit nga Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit të Kosovës, znj. Zana Spahiu!
Kjo vizitë u zhvillua në një ditë të rëndësishme të bashkimit qytetar dhe kombëtar, kur mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare ngritën zërin në mbrojtje të luftës së drejtë e çlirimtare të UÇK-së dhe të bijve të Kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Marshi dëshmoi edhe një herë se populli shqiptar nuk i harron çlirimtarët e vet dhe se UÇK ishte, është dhe do të mbetet përgjithmonë krenaria e popullit, e Atdheut dhe e Kombit shqiptar!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Shtator 2026!



