“E zbuloi tradhtinë”, burri vrau gruan, gjashtë fëmijët dhe më pas veten
Një baba dyshohet se vrau gruan dhe gjashtë fëmijët e tij përpara se t’i jepte fund jetës në shtëpinë e familjes, së cilës më pas i vuri flakën, njoftoi policia.
Kristopher Karolkiewicz, 47 vjeç, bashkëshortja e tij Amanda Karolkiewicz, 39 vjeçe, dhe gjashtë fëmijët e tyre, të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, u gjetën të vdekur të premten në mëngjes në Grand Haven Township, pranë liqenit Michigan, shkruan Metro.
Zyra e Sherifit të Qarkut Ottawa bëri me dije të hënën se të tetë viktimat kishin humbur jetën si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit, në atë që po hetohet si një vrasje e shumëfishtë e ndjekur nga vetëvrasja.

Sipas hetimeve paraprake, Kristopher Karolkiewicz, i cili punonte për American Heart Association, i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës vetëm pak ditë para tragjedisë. Hetuesit besojnë se ai vrau anëtarët e familjes, më pas i vuri flakën banesës dhe kreu vetëvrasje.
Pas ngjarjes është zbuluar se Amanda kishte shkruar më herët në forumin “As One After Infidelity” në Reddit, ku kishte rrëfyer për tradhtinë e bashkëshortit me një praktikante në vendin e punës.
Ajo e përshkruante jetën e tyre në qytetin bregliqenor të Grand Haven si “si të jetoje në një film romantik”, derisa gjithçka ndryshoi pas zbulimit të tradhtisë.



